Flash News

KRYESORE

Sekretari i Jashtëm britanik, Hunt: BE gati të rinegociojë akordin për Brexit

Sekretari i Jashtëm britanik, Hunt: BE gati të rinegociojë

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, kandidati për të marrë detyrën e kryeministrit, tha se ndryshimi i marrëveshjes së arritur nga ish kryetarja e qeverisë Theresa May për daljen e Britanisë nga BE-ja, është i mundshëm.

Ai argumentoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen e Brexitit. Hunt tha se ka biseduar me Merklein gjatë përkujtimit të Betejës së Normandisë.

“Merkel tha se natyrisht se me një kryeministër të ri të Brtianisë, ne do ta shikojmë edhe njëherë çështjen dhe zgjidhjet që kryeministri do të ofrojë.

Jam shumë i bindur se nëse kemi qasjen e duhur për këtë çështje, evropianët do të kenë vullnet që ta rinegociojmë marrëveshjen”, tha Hunt.

Britania vjet arriti një marrëveshje për daljen nga BE-ja, por parlamenti britanik vazhdimisht e ka refuzuar atë. Vendi duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, por si fillim parlamenti duhet të miratojë kushtet e largimit.

Të fundit