Flash News

KRYESORE

Sektori i bimëve medicinale në Prrenjas, Duka: ‘Eliksir’ i rëndësishëm për ekonominë tonë, nuk mbështetet nga qeveria

Sektori i bimëve medicinale në Prrenjas, Duka: ‘Eliksir’ i

Kreu i PPA, Agron Duka përmes një shënimi në Facebook njofton se ka qenë i pranishëm në Prrenjas në një takim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bimëve medicinale.

Ai ngre shqetësimin se sektori ofron potencial për punësim, por nuk ka orientim dhe mbështetje për t’u ngritur në nivelin e kërkuar nga tregjet botërore.

“Kjo është një tjetër pasojë e shterimit të energjive qeverisëse, që pasqyrohet te rënia e rritjes ekonomike dhe kriza e prodhimit”-thekson Duka.

Po ashtu Duka përmend edhe qëndrimin e Bundestagut për negociatat me theksin se duhet zgjidhje jo vetëm për krizën politike por edhe atë në ekonomi.

“Paaftësia për t’i dhënë zgjidhje problematikave, apo aftësia për t’i krijuar ato, tregojnë se jemi përballë një mazhorance pa të ardhme politike, e cila po prodhon vetëm kosto sociale dhe ekonomike, te cilat vetëm zgjedhjet e reja mund të ripërtërijnë.

Qëndrimi përcaktues i Bundestagut, nuk afron vetëm zgjidhjen e krizës, por edhe zgjedhjet e parakohshme, me anë të cilave do të triumfojnë edhe zgjidhjet ekonomike për bujqësinë dhe jo vetëm. Prandaj, po përgatitemi që të ofrojmë ekspertët më të mirë, njerëz që i kanë përkushtuar gjithë jetën bujqësisë, programim dhe vizionin për ta kthyer Partinë Agrare Ambientaliste në zërin e fortë për fermerët dhe blegtorët në zgjedhjet e ardhshme”-shkruan Duka.

Të fundit