Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet 1 ton kokainë me vlerë 250 mijë euro në Itali, ku ishte destinacioni

Sekuestrohet 1 ton kokainë me vlerë 250 mijë euro në Itali,

Mediat italiane kanë raportuar këtë mëngjes se autoritetet kanë sekuestruar një sasi prej 1 ton lëndë narkotike e llojit kokainë.

Droga me vlerë 250 mijë euro është kapur në Gioia Tauro dhe vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa kishte si destinacion Gjermaninë.

Karabinierët dhe Garda e Financave, me mbështetjen e zyrtarëve të Agjencisë Doganore dhe zyrtarëve të Europol, sekuestruan 1,176 kilogramë drogë, të fshehura në 144 pako në një kontenier frigoriferik që shërbente për transportimin e bananeve. Lënda narkotike u zbulua falë skanimit me rreze X.

Kjo është një nga konfiskimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në territorin kombëtar, shkruajnë mediat italiane.

Porti i Gioia Tauro është konfirmuar të jetë strategjik në rrugët e drogës në 12 muajt e fundit, ku Guardia di Finanza dhe Agjensia Doganore sekuestruan mbi 2.5 tonë kokainë.

Të fundit