Flash News

KRYESORE

Senatori amerikan Murphy: Vuçiç gati të njohë Kosovë, por e mërzit taksa

Senatori amerikan Murphy: Vuçiç gati të njohë

Senatori amerikan Chris Murphy pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiç beson se kreu i shtetit serb është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj. Por këtë e pengon taksa. Murphy vizitoi së fundi Prishtinën dhe Beogradin bashkë me senatorin tjetër, Ron Johnson.

“Ne të dy i bëjmë thirrje që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa ai na thotë se do të jetë i gatshëm të bisedojë ne momentin qe do të hiqet taksa”, tha Murphy në platformën online, Medium Corporation.

Senatori theksoi se udhëheqësit e Kosovës ankohen se ka qëndrime të ndryshme mes BE-së dhe SHBA-sëe, kjo po i çorodit.

“Ata na thonë se përfaqësues të Uashingtonit e Brukselit po mbërrijnë këto kohë në Prishtinë dhe po u japin këshilla të ndryshme lidhur me ndërprerjen e bllokadës mbi mallrat serbe, duke bërë që praktikisht, të mos e dinë se kë të dëgjojnë. Këto janë gabime të politikës së jashtme problematike të Trumpit”, tha senatori demokrat.

Të fundit