Flash News

KRYESORE

Sfidon Arta Markun, regjistrohet kandidati i parë për Prokuror të Përgjithshëm

Sfidon Arta Markun, regjistrohet kandidati i parë për Prokuror të

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e aplikimeve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, vjen kandidatura e parë që sfidon Arta Markun.

Bëhet fjalë për Olsian Çelën, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se prokurori ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar pranë KLP-së ditën e sotme.

Çela njihet edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi.

Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit, ndërsa aplikimet pritet të mbyllen më 30 prill.

 

Të fundit