Flash News

KRYESORE

Shembja e teatrit, Kurti: Neo-liberalizmi më shkatërraq se fashizmi ndaj publikes

Shembja e teatrit, Kurti: Neo-liberalizmi më shkatërraq se fashizmi

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një lidhje direkte me emisionin A Show u pyet për ndjesitë që përjetoi kur pa pamjet e shembjes së Teatrit Kombëtar, të cilat sipas tij janë përjetuar shumë keq edhe në Kosovë dhe jo vetëm.

Sipas Kurtit, neo-liberalizmi është më i egër ndaj publikes krahasuar edhe me ideoligjitë diktatoriale,

"Teatri Kombëtar për ne është skena kryesore dhe njëkohësisht historia e kulturës sonë, Aty janë dhënë aq shumë shfaqe dhe drama që janë të paharrueshme për kujtesën tonë. Për ne ishte shumë e rëndë. Duket që në shikim të parë, neo-liberalizmi është disi më shkatërraq se fashizmi kur vjen puna te publikja. Neoliberalizmi e sulmon shtetin më shumë se ideoligjitë e tjera diktatoriale sepse është shteti kundër tregut. Shumë herët në mëngjes, në kohë të vështira të pandemisë, të papara për popullin tonë e nuk kishte nevojë për një aksion të tillë", u shpreh lideri i Vetëvendosjes.

Të fundit