Flash News

KRYESORE

Sherri në Laç që përfundoi me atentat ndaj 19-vjeçarit, shpallen në kërkim dy të rinj

Sherri në Laç që përfundoi me atentat ndaj

Një 19 vjeçar u plagos me armë zjarri në mbasditen e djeshme në Laç. Ai është Edon Martini, nga Fushë Kuqja e Kurbinit, djali i xhaxhait të Ervis Martinit, emër i njohur për policinë në vend. Martini u qëllua me armë pasditen e djeshme në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona lidhur me ngjarjen. Sipas policisë në kërkim janë një 25 vjeçar dhe një 21 vjeçar.

Policia sqaron se shkak i ngjarjes ka qenë një sherr i nisur javë më parë.

Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë hetuesve se autori pas të shtënave me pistoletë është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç,  ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.M.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të identifikuar.

Policia e Komisariatit Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin,  menjëherë pas ngjarjes ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes, identifikimin   dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e  dinamikës së  ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M. që ndodhet në spital.

U shpallën në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve:

–  G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

– A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.

Vazhdon puna policore  intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Të fundit