Flash News

KRYESORE

Sherri për ish- të dashurën/ Vrasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset polici i burgjeve

Sherri për ish- të dashurën/ Vrasje me armë zjarri në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës orët e fundit.

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr. 2 të Kavajës.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për ngjarjen e rëndë është bërë sherri për një grua, mes viktimës dhe personi që mbeti i plagosur, punonjës i policisë së burgjeve.

Mësohet se sherri ka nisur në banesën e gruas, ish e dashura e viktimës, ku fillimisht ka patur një debat mes tyre. Më pas ka ndërhyrë polici i burgjeve, i cili është përplasur me armë me të ndjerin ende të paidentifikuar, ndërsa vetë mbeti i plagosur.

Aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Të fundit