Flash News

KRYESORE

Shiste drogë me çek, arrestohet në Itali “turisti” shqiptar

Shiste drogë me çek, arrestohet në Itali “turisti”

Policia italiane arrestoi një shqiptar i cili hiqej si turist, por në realitet shpërndante drogë. Në prangat e karabinierëve të Valfabbrica-s ra një 25 vjeçar, kjo falë ndihmës së vendasve të cilët kishin nisur dyshimet në lidhje me aktivitetin e tij në zonë

Policia italiane nisi vëzhgimin e tij, deri sa zbuloi aktivitetin he e vuri në pranga. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 20 doza kokaine mjaft të pastër, 150 euro si edhe një cek. Sipas hetuesve shpërndarësi i drogës kishte pranuar edhe çek për të shitur mallin e tij te klientët shkruan Perugia Today.

Ai nuk kishte leje qëndrimi në Itali, ndërkohë që udhëtonte në shtetin fqinj si turist. Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe pritet që të dalë përpara gjykatës italiane në ditët në vazhdim.

Të fundit