Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i punonjësve nga Cakaj, Balla: 20 janë pak. Shërbimi diplomatik të jetë i hapur për ekselentët

Shkarkimi i punonjësve nga Cakaj, Balla: 20 janë pak. Shërbimi

Për shkarkimin e 20 punonjësve të ministrisë së Jashme nga Gent Cakaj, ka komentuar dhe Taulant Balla. Nga komisioni i Integrimit, Balla u shpreh se sipas tij janë pak 20 persona të shkarkuar.

Duhet ta keni në praktikën tuaj se ky është komisioni që do keni punën shumë intensive në javët në vijim por jo vetëm kur ju kërkon komisioni por në frymën e ligjit duhet të jeni edhe ju i gatshëm t’i drejtoheni komisionit për konsultime. Ky është një proces që nuk mund ta kryejë vetëm qeveria por në bashkëveprim me Kuvendin e Shqipërisë.

Ky komision është një komision që drejtohet nga opozita, do vazhdojë të drejtohet nga opozita. Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja. Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar komisioni. Ju lutem mos u komplesoni nga kritikat dhe sulmet që vijnë nga opozita, në formën më pozitive nga zonja Hajdari dhe më negative nga ish-deputetë për ndryshimet në trupën diplomatike. Mua më duken pak 20. Jemi larg shërbimit konsullor i cili tju shërbejë siç duhet motrave dhe vëllezërve tanë”, deklaroi Balla.

Më tej ai u shpreh se shërbimi diplomatik duhet të jetë i hapur për ekselentët. “Mezi ç’pres që ndonjë djalë apo vajza shqiptare që të mos jetë i biri apo e bija e një politikani por të jetë i biri apo e bija e një njeriu të thjeshtë që ka mbaruar shkëlqyeshëm e që flet disa gjuhë të huaja”, tha Balla.

Të fundit