Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i kryetarit të Këshillit Vlorë, Kokëdhima: Votimi i manipuluar, shkak mosbesimi ndaj partisë

Shkarkimi i kryetarit të Këshillit Vlorë, Kokëdhima: Votimi

Pas shkarkimit të kreut të Këshillit të Vlorës, Sadrit Danaj, reagon kreu i Lëvizjes ‘Zgjedhja’ Koço Kokëdhima.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ Kokëdhima akuzoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli se kërkoi mocion mosbesimi ndaj Danajt, duke i thënë se nuk të do partia. Sipas Kokëdhimës votimi për shkarkimin e Danajt ishte tërësisht i manipuluar. Danaj u shkarkua me 15 vota të PS-së pasi LSI u largua nga mbedhja pas përplasjeve, ndërkohë që PDIU e bojkotoi mbledhjen.

“Kur u ngrit Dritan Leli dhe tha duam mocion mosbesimi, shtoi se nuk e do partia, pra kjo nuk ka lidhje me ligjin në 2017-ën. Skemat e shkarkimit janë shumë të trishtueshme. Danaj mban 10 medalje në not dhe presim të bëhet i famshëm në botë. Votimi atje ishte tërësisht i manipuluar” tha Kokëdhima.

Të fundit