Flash News

KRYESORE

Shpëton Tahiri, gazetari Bejtja i zhgënjyer: Prokuroria neglizhoi prova dhe fakte

Shpëton Tahiri, gazetari Bejtja i zhgënjyer: Prokuroria neglizhoi

Analisti Andi Bejte është i shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në studion e "Opinion", Bejte theksoi se prokuroria nuk i ka hyrë në themel çështjes dhe se po të mos ishin amerikanët, ai do ishte lënë i lirë.

"Unë do isha i gëzuar nesë prokuroria do t'i hynte me themel kësaj çështjes së drogës. Janë kryetareët e komunave apo edhe agjentët e SHISH që nuk kanë informuar. Duke mos e pasur këtë prokurori, amerikanet kanë shkuar sepse kanë pasur dyshime të prokurorët e gjykatësit. Po te mos ishin ata, ndoshta nuk do të ishte dënuar fare", sqaroi Bejte.

Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg shërbim prove, duke u akuzuar për vetëm veprën penale: “shpërdorim detyre”. Ranë dy akuzat e tjera: "trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesëmarrje ne grup të strukturuar kriminal”.

Të fundit