Flash News

KRYESORE

“Shqipëria me SHBA”, deputeti tregon moton e opozitës parlamentare

“Shqipëria me SHBA”, deputeti tregon moton e opozitës

Deputeti Alban Zeneli nga SHBA ka treguar moton e opozitës parlamentare, ndërsa ndodhet në Nju Jork për takime pune. Sot ai bisedoi me Anthony Scaramucci-n, ish-zëdhënësi i presidentit amerikan Donald Trump, dhe një nga miliarderët e Wall Street-it.

Zeneli bisedoi me Scaramuçi-m edhe për situatën me të cilën kalon Shqipëria dhe nevojën për një opozitarizëm substancial të së djathtës.

“Koha për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në. Shqipëria me SHBA, kjo është motoja jonë.” , shkroi deputeti i opozitës parlamentare në rrjetet sociale.

Anthony Scaramuçi është një biznesmen shumë i suksesshëm në SHBA apo i njohur ndryshe edhe si “Djaloshi Miliarder” i Wall Street. Ai është pronari i Skybridge, autor i suksesshëm librash, njëri ndër personazhet mediatikë më të njohur në SHBA, i angazhuar politikisht në bërthamën e Partisë Republikane në SHBA.

Scaramucci shërbeu për 11 ditë edhe si zëdhënësi i presidentit Donald Trump.

Të fundit