Flash News

KRYESORE

Shqiptarët më të refuzuarit në BE për azilkërkim

Shqiptarët më të refuzuarit në BE për azilkërkim

Aplikimet e shqiptarëve janë më të refuzuarat në vendet e Bashkimit Evropian. 80% e aplikuesve janë më të rinj se 34 vjeç, ndërsa mijëra maturantë e gjejnë shpëtimin tek studimet jashtë vendit.

Raporti i fundit i EASO, zyrës europiane të azilit, një organizatë joqeveritare, tregon se përgjatë 24 muajve të fundit janë regjistruar 11.650 kërkesa për azil, që pritet të shqyrtohen në vendet e BE. Në 2018-ën, numri i aplikimeve për azil në raport me një vit më parë u ul me 14%. Por, shtetasit shqiptarët rezultojnë të jenë më të refuzuarit në Europë.

Nga periudha 2014-2018 janë refuzuar gjithsej 96 mijë kërkesa nga shqiptarët, që në vlerë absolute është më e larta nga të gjitha vendet e tjera të botës dhe përbën 11% të totalit të refuzimeve nga e gjithë bota. Në më shumë se 90% të rasteve, autoritetet e emigracionit të shteteve përkatëse të Bashkimit Europian kanë marrë vendimin për të refuzuar kërkesën.

Duke qenë se norma e refuzimit të kërkesës për azilkërkuesit shqiptarë është shumë e lartë, shumë bëjnë kërkesë të parakohshme për të hequr dorë nga azili, që të mos penalizohen për lëvizjen e lirë në zonën “Schengen”. Në të njëjtën kohë, heqja dorë nga kërkesa për azil, u mundëson shqiptarëve të punojnë në një nga vendet e BE-së me periudha tremujore.

Të fundit