
Flash News
Votat e diasporës/ Gafë apo manipulim?!Numërohen 43 mijë fletë, ndërkohë që ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi
Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shqiptarët paguajnë 160 milionë euro taksa për rrugët në vit, sa shpenzon qeveria për mirëmbajtjen e tyre

Shqiptarët paguajnë taksa direke për rrugët gjatë një viti fiskal më shumë se sa qeveria shpenzon për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e tyre.
Në vitin 2018 qytetarët paguan 19 miliardë lekë ose 159 milionë euro taksa direkt për rrugët, sipas të dhënave zyrtare nga tatimet. Nga kjo shumë 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro u paguan nëpërmjet taksës së qarkullimit rrugor, sipas të dhënave zyrtare nga tatimet. Ndërsa rreth 600 milionë lekë ose mbi 4 milionë euro janë paguar taksa direkt nga rruga e Kombit (arkëtimet për rrugën e Kombit janë përllogaritur nga të ardhurat vjetore që përllogarit kompania në kontratë rreth 13 milionë euro. Taksat nisi të mblidhet gjatë tremujorit të fundit 2018).
Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka që ka lidhje me rrugët 15,4 miliardë lekë (123 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës. Nga kjo shumë 8,1 miliardë u përdoren për të ndërtuar rrugë, 2,1 miliardë lekë u përdoren për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistike, siguri etj.
Siç shihet nga të dhënat zyrtare, të ardhurat nga taksat e drejtpërdrejta nga rrugët ishin 19 për qind më të larta se shpenzimet nga fondet e brendshme në rrugë.
Vitin e kaluar opinioni publik u përfshi në debatin se barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po vjel taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit dhe në plan janë dhe rrugë të tjera kombëtare.
Tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore.
Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.
Struktura e të ardhurave tatimore tregon se, TVSH-ja vazhdon të jetë kontribuuesi kryesor në të hyrat publike me 34% të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi të ardhurat personale përbën 22 % të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi fitimin zë 22 % të të ardhurave tatimore dhe Taksa e qarkullimit mbi karburantin zë 10% të të ardhurave tatimore.
Së fundmi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se në shtator qeveria pritet të hapë tenderin për të zgjedhur fituesin për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, autostrada me trafikun më të madh në vend do të bëhet me pagesë. Pas ndërtimit të rrugës dhe rehabilitimit të Tiranë Plepa, ata që do e përdorin autostradën do të paguajnë me telepass, në bazë të kilometrave që do të përshkruajnë. Balluku shtoi se nuk ka asgjë konkrete për tarifën dhe gjithçka do të vendoset pasi të shihen të gjitha ofertat.
Studimi i KE: Shpenzimet për rrugët janë më të ulëta se pagesat e përdoruesve
Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA dhe kompanisë TIEG, që ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes që po zbaton qeveria në studimin e saj konstaton se buxheti i alokuar për mirëmbajtjen e rrugëve është i pamjaftueshëm. Raporti është hartuar në vitin 2016.
Në Shqipëri nga taksa e qarkullimit mblidhen rreth 160 milionë euro në vit, shumë që është mëse dyfishi i kostos vjetore të mirëmbajtjes së rrugëve (shënim i Monitor).
Kompania konsulentë thotë se “shpenzimet aktuale buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit”.
Konsulenti thotë se, qeveria shqiptare mbledh taksa për qarkullimin më shumë se nevoja për mirëmbajtjen e rrugëve.
Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së transportit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare.
Po krijimi i parakushteve për integrimin në BE thotë Konsulenti kërkon zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kështu rritja e aksesit të mallrave dhe pasagjerëve në tregti dhe ofrimin e shërbimeve kontribuon dukshëm në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe zhvillimin e ekonomi.
Konsulenti vlerëson se prioritet strategjik është përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit në Shqipëri dhe krijimi i një tregu të integruar, i cili përbëhet nga infrastruktura e transportit nga toka (rruga dhe hekurudha), nga deti dhe nga rrugët ujore.
Qëllimi kryesor i zhvillimit të sektorit për periudhën 2015-2020 parashihet të jetë “zhvillimi i një sistemi efikas të transportit, i integruar në rajon dhe në rrjetin e BE, i cili promovon zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”.
Përkundër investimeve të rëndësishme sidomos në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sektori i transportit ende nuk është bërë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Shqipëri, thotë studimi.
Financimi në kohë dhe adekuat i investimeve të programit vjetor dhe afatmesëm mbetet problematik, vëren konsulenti. Për më tepër, cilësia e punëve publike të lidhura me transportin ende nuk është në përputhje me standardet e BE-së.
Konsulenti thotë se, koordinimi i infrastrukturës së transportit me vendet fqinje – vendet e Ballkanit Perëndimor që përbëjnë Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën duhet të jenë në themel të politikave të transportit në Shqipëri.
Vendet e BE-së kanë miratuar një plan për një zonë të përbashkët të transportit europian drejt një sistemi konkurrues dhe efikas të burimeve të transportit.
Në kuadër të këtij plani deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvillojë transportin hekurudhor.
Deri në vitin 2050 duhet të përfundohet një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë evropiane dhe të ruhet një rrjet i dendur hekurudhor në të gjitha shtetet anëtare. Deri në vitin 2050, shumica e transportit të pasagjerëve me distancë të mesme duhet të jenë me hekurudhë. Monitor
Të fundit





Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës
17 Maj 2025, 15:31

Trafik i rënduar në Tiranë, radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe
17 Maj 2025, 14:52
11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet
17 Maj 2025, 14:39


E gjelbër apo e verdhë? Kjo është banania më e shëndetshme
17 Maj 2025, 13:50





U kapën me kan*bis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
17 Maj 2025, 12:27
Topalli akuza për manipulim masiv në votat e ardhura nga diaspora e Greqisë
17 Maj 2025, 12:13




Ëndrrat nuk do të na i bëjnë dot realitet të tjerët
17 Maj 2025, 10:41
Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta
17 Maj 2025, 10:23

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama
17 Maj 2025, 09:41

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
17 Maj 2025, 09:03

"Relaksimi është motoja", parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
17 Maj 2025, 08:38
Parashikimi i motit për ditën e sotme
17 Maj 2025, 08:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Maj 2025, 08:00

BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës
16 Maj 2025, 22:42
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
16 Maj 2025, 22:22

VIDEO/ Rama i gjunjëzohet në Tiranë, Meloni i “fut gërshërët”
16 Maj 2025, 21:48





Forcat izraelite nuk ndalojnë breshërinë ndaj Houthive, bombardojnë portin
16 Maj 2025, 20:43
Përplasen dy automjete në aksin Laç–Patok, plagoset njëri nga drejtuesit
16 Maj 2025, 20:30
Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia
16 Maj 2025, 20:26



Shpërndanin kok*inë, arrestohet grupi italo-shqiptar i dr*gës
16 Maj 2025, 19:46

Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani
16 Maj 2025, 19:27






Samiti i “Madh”, dyqane të kyçura dhe qytetarë të bllokuar
16 Maj 2025, 18:10

Protesta e opozitës, Këlliçi: Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur
16 Maj 2025, 17:48

Noka nga protesta: Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi
16 Maj 2025, 17:40
Nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!
16 Maj 2025, 17:25

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua
16 Maj 2025, 17:12

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për votat e Greqisë
16 Maj 2025, 16:36
Protesta e PD/ Efektivë policie në terren, vendoset gardh metalik
16 Maj 2025, 16:35

Kryeministri i RMV pjesë e samitit, por pse nuk e përmend Tiranën?!
16 Maj 2025, 16:11
Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen Erdoganit, ja çfarë i tha
16 Maj 2025, 16:05

Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit
16 Maj 2025, 15:51
KQZ vendos për zarfet e Greqisë: Të vijojë numërimi i votave
16 Maj 2025, 15:40
INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë në Shqipëri
16 Maj 2025, 15:35
Gallata e Ramës në samit, shndërron liderët evropianë në fëmijë me AI
16 Maj 2025, 15:21
Meloni e quan “të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje
16 Maj 2025, 15:16


Trump: Asgjë s’do të ndodhë në Ukrainë pa një takim mes meje dhe Putinit
16 Maj 2025, 14:51
Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoste me thikë 15-vjeçari
16 Maj 2025, 14:51






Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel–Rrëshen, pengohet qarkullimi i automjeteve
16 Maj 2025, 13:26
Rama 'detyron' liderët evropianë të firmosin yllin e fushatës së PS
16 Maj 2025, 13:14
U arrestua për masakrën e Dobraçit, GJKKO liron nga qelia Xhuljo Vuksanin
16 Maj 2025, 12:58



U ribashkua apo jo me Kejsin? Stresi e sqaron një herë e mirë
16 Maj 2025, 12:19
U mbars ‘Mali’ dhe polli një ‘Shqipëri’?
16 Maj 2025, 12:17
Zelensky mbërrin në samitin e Komunitetit Politik të Europës
16 Maj 2025, 11:55


