Flash News

KRYESORE

Si e komenton gazetari i 'Bild' vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve: Jam i prekur

Ndërsa publikon pankartat e protestuesve të opozitës mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, në të cilat shkruhej ‘Danke Peter Tiede’, gazetari i prestigjiozes gjermane ‘Bild’ nuk ka hezituar të komentojë edhe vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e dekretit mbi zgjedhjet vendore.

Në një status në rrjetet sociale, Tiede shkruan: “Presidenti i Shqipërisë ka anuluar datën e zgjedhjeve (jo për shkakun tim… shpresoj). Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”.

Gazetari gjerman publikoi javës që shkoi gjashtë përgjime që implikonin Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë të PS në shit-blerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, duke provuar kështu akuzat e opozitës.

Të fundit