Flash News

KRYESORE

Situata pandemike në vend, humbin jetën 4 pacientë dhe regjistrohen 127 raste të reja me COVID

Situata pandemike në vend, humbin jetën 4 pacientë dhe

Ministria e Shëndetësisë ka informuar rreth situatës pandemike në vend, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 127 persona, ndërsa nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rëndë katër pacientë në dy spitalet Covid-19.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë raportohet se janë shëruar nga Covid 103 të infektuar, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)

Testime totale                   87198

Raste pozitive                    13518

Raste të shëruara             7732

Raste Aktive                        5402

Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  2658

Durrës                  594

Shkodër               395

Elbasan                 309

Lezhë                  308

Korçë                 255

Fier                     243

Vlorë                 197

Kukës               150

Berat                111

Dibër                107

Gjirokastër        75

Të fundit