Flash News

KRYESORE

Situata pas tërmetit, Rama propozon emërimin e një ministri të ri për programin e rindërtimit

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emërimin e një ministri që do t’i delegohet koordinimi për programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kërkesa i është drejtuar presidentit Ilir Meta dhe për këtë pozicion kryeministri propozon Arben Ahmetajn, aktualisht kreu i Komisionit të Ekonomisë.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në twitter.

Të fundit