Flash News

KRYESORE

“S’jemi gati për negociatat”, Basha: I parashikova Ramës këtë fjalim para dy muajsh; Hap krahun!

“S’jemi gati për negociatat”, Basha: I parashikova

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në një konferencë për mediat, pak pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama kur tha se Shqipëria nuk është ende gati për të nisur procesin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas Bashës, ky fakt përbën një dështim jo të Shqipërisë, por personal të Ramës.

“Fjalimin që ia parashikova para dy muajsh e mbajti sot në parlament, dështimi për herë të katër për negociatat, është personal i tij.

Ky dështim ka vulën e tij përsipër, premtoi se do hapë negociatat siç duket dështoi si në çdo premtim tjetër. Ky nuk është i pari dështim.

Vendet e tjera të Rajonit ecin përpara. Pse i thonë Maqedonisë po dhe jo Shqipërisë nëse janë kundër zgjerimit vendet skeptike, tani do t;i ikë përgjegjësisë.

Sot i iku përgjegjësisë për krimin, drogën, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve nga Pjetri, Babani, Kajmaku”, tha Basha, i cili përmedn edhe kushtet e Bundestagut gjerman ndaj Shqipërisë, për të cilar Rama i cilësoi si politikë e brendshme të shtetit gjerman.

“Cili nga 9 kushtet reflekton probleme imagjinare të politikës së brendshme gjermane? Rama u kap gafil dhe me presh në duar. Ky nuk është momenti për të vazhdar këtë lojë 6 vjeçare, kur përgjegjësi është Rama. Shqipëria është në krizë të thellë dhe 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyes për daljen nga kjo krizë. Nuk ka kohë për të humbur. Rinia po largohet nga vendi dhe Rama krekoset e tregon me gisht fajtorët imagjinarë.

Atë që nuk e arriti për dy mandate, ndaj ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një rrugë të re për ta nxjerrë vendin nga kriza. Nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten mbrapa Maqedonisë. Por kemi udhëheqjen e gabuar. Na duhet drejtim i ri dhe shpejt që vjen me zgjedhje të lira. Reforma Zgjedhore është prioritet i opozitës dhe i shqiptarëve. Përtej batutave të Ramës, propozuam plan të qartë që i hap rrugë ndryshimeve dhe plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut dhe nxjerrjen e vendit nga kriza. Ndaj, plani është mbi tavolinë, ta zbatojë për shqiptarët, ose të hapë krahun”, tha Basha.

Të fundit