Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sot, 100 vjet nga Kongresi i Lushnjes, njihuni me flamurin më të rëndësishëm që ka Shqipëria
Si sot 100 vjet më parë Kongresi i Lushnjes nisi punimet deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Për nder të kësaj dite, më poshtë ju njohim me flamurin e Kongresit të Lushnjes, para dhe pas restaurimit. Foto është publikuar nga restauratori Frederik Stamati, i cili shkruan: E gëzofshim flamurin e Kongresit të Lushnjes!
Shqipëria nuk e ka flamurin e 28 nëntorit 1912. Por nëse Kongresi i Lushnjes konsiderohet si pavarësia e dytë e Shqipërisë, atëherë ne kemi flamurin e pavarësisë së dytë të Shqipërisë. Dhe ky është flamuri me i rendesishem qe ka Shqipëria.
Ne foto, pas dhe përpara restaurimit. Kujdesi ndaj ruajtjes se tij do te jetë i vazhdueshëm. Te tjera masa me bazë shkencore do të ndërmerren në vazhdimësi”.
Po ashtu, pritet që për nder të kësaj dite të shënuar të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh.