Flash News

KRYESORE

Sot Spanja voton/ Zgjedhjet e katërta në katër vite

Qytetarët spanjollë sot votojnë. Këto janë zgjedhjet e katërta të përgjithshme në katër vite.

Partia Socialiste në pushtet (PSOE) fitoi shumicën e votave pas zgjedhjeve të fundit në prill, por pa mundur të krijonte koalicion.

Spanja nuk ka një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015.

“Votimi është lënë në hije nga trazirat në Kataloni dhe ngritja e partisë së ekstremit të djathtë Vox”-raporton BBC.

Pas votimit të prillit, Kryeministri Socialist Pedro Sánchez hyri në bisedime me partinë e majtë Podemos,  por nuk arritën të binin dakord për të formuar koalicionin, duke humbur afatin e shtatorit për formimin e një qeverie të re.

Në një tubim përmbyllës të premten, Sánchez u tha mbështetësve të tij:

 "Ekzistojnë vetëm dy mundësi: ose të votoni socialistët në mënyrë që ne të kemi një qeveri, ose të votojmë për ndonjë palë tjetër për të bllokuar Spanjën nga marrja e një qeverie përparimtare."

Sondazhet nxjerrin socialistët në epërsi, por me më pak vota sesa në zgjedhjet e prillit, dhe Partia Konservatore e Popullit dhe Vox që shënojnë rritje.

Burimi: BBC

Të fundit