Flash News

KRYESORE

Spaho ia kthen në të njëjtën monedhë Ramës, kryeministri reagon nga foltorja: Të të jap kufjet e mia?

Spaho ia kthen në të njëjtën monedhë Ramës,

Seanca parlamentare ditën e sotme nisi me tensione mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho dhe kryeministrit Edi Rama. Teksa Spaho fliste nga foltorja për varfërinë dhe të përjashtuarit nga skema ekonomike, Rama nga karrigia dëgjonte me kufje.  Gjesti i Ramës, ngjalli reagimin e Spahos i cili i kërkoi që të hiqte kufjet ose do të ndërpriste fjalën.

Mirëpo dhe Spaho ia ktheu në të njejtën monedhë Ramës. Teksa kryeministri fliste, kreu i grupit parlamentar i PD-së vendosi kufjet.

“Profesor të jap kufjet që dëgjosh çfarë dëgjoj unë. Vër kufjet mia dhe mos u bëj si ata nxënësit që ndërpresin. Je profesor vjen nga katedra nuk vjen nga pyjet”, iu drejtua Rama Spahos, i cili iu përgjigj pa mikrofon kryeministrit nga salla.

Të fundit