Flash News

KRYESORE

Studimi më i ri: Fëmijët nuk i besojnë burrat me mjekër

Një studim i ri thotë se fëmijët kanë shumë të ngjarë të kenë frikë nga burrat me mjekër. Studimi, i botuar në revistën 'Evolution and Human Behaviour', sugjeron se fëmijët janë "kundërshtarë" të mjekrave deri sa arrijnë pubertetin.

Ndërsa fëmijët që kishin baballarët me mjekër ishin më mikpritës për pamjen. Ndoshta fakti që janë mësuar, është dhe çelësi. Studimet dhe kërkimet mbi mjekrën dhe aspektet sociale / psikologjike që qimet rrethojnë fytyrën  janë ende mjaft të rralla. Për shkak të kësaj, Nicole Nelson, nga Universiteti i Queensland, ka punuar së bashku me kolegët për të mbledhur të dhëna për perspektivat e  qimeve të fytyrës dhe se si ndikojnë në qëndrimin e një personi me të tjerët.

Kryerja e studimit

Për të marrë këto të dhëna, Nelson dhe ekipi i saj testuan 470 të rinj nga faza e vogëlushëve në vitet e tyre të adoleshencës. Fëmijët do të shikonin një seri fotografish. Në një set fotosh, fëmijët do të shihnin një burrë me mjekër dhe po të njëjtin me mjekër të rruar.

Fëmijëve pastaj u pyetën për mendimet e tyre se në cilën foto meshkujt dukeshin më të vjetër, më të fortë dhe "më të mirë".

Në fund, të gjithë fëmijët e lidhnin mjekrën me të qenit i madh në moshë dhe i fuqishëm. Por më pas shumica u përgjigjën se një fytyrë e pastruar ishte "më e mira".

Nelson tregon se fëmijët e vegjël nuk e pëlqejnë mjekrën, e madje kjo i shoqëron edhe më vonë  pas të 13-ave.

"Por përsëri, gjërat filluan të ndryshojnë pasi fëmijët arritën në pubertet. Pasi u shndërruan në adoleshentë, "krejt papritur patën një kapërcim në preferencat e mjekrës,"- tregon Nelson.

Dhe përsëri, përvoja personale është gjithashtu e rëndësishme. Pasja e një babai me mjekër bëri që fëmijët të ngroheshin në fytyrat e mjekrës.

Të fundit