Flash News

KRYESORE

Stuhi dhe përmbytje/ Moti i keq godet gjatë natës Greqinë, humbin jetën gjashtë turistë në Halkidiki

Stuhi dhe përmbytje/ Moti i keq godet gjatë natës Greqinë,

Të paktën gjashtë persona, përfshirë edhe dy fëmijë, humbën jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë gjatë natës së mbrëmshme Greqinë.

Era e fortë, shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri goditën më shumë rajonin e njohur turistik të Halkidikisë në Greqinë veriore, duke shkaktuar vdekjen e 6 turistëve nga Republika Çeke, Rumania dhe Rusia, si dhe plagosjen e të paktën 30 personave të tjerë.

Mediat greke bëjnë të ditur se dy nga viktimat ishin turistë çekë të moshuar, të cilët u vranë kur erërat e forta dhe uji përmbysën kamionin e tyre.

Një grua dhe një djalë 8 vjeçar, të dy shtetas rumunë, humbën jetën pasi një çati e rrëzuar në një restorant në Nea Plagia i zuri poshtë.

Dy shtetas rusë, po ashtu, një prej të cilëve fëmijë, gjithashtu nuk mbijetuan pasi një pemë u rrëzua pranë hotelit të tyre në qytetin bregdetar të Potidesë.

"Gjashtë turistë u vranë dhe të paktën 30 vetë u plagosën gjatë këtij ciklon", konfirmoi edhe Charalambos Steriadis, kreu i mbrojtjes civile në Greqinë veriore.

"Është hera e parë në karrierën time 25 vjeçare që kam përjetuar diçka të tillë", tha Athansios Kaltsas, drejtor i Qendrës Mjekësore "Nea Moudania", ku shumë prej të lënduarve po merrnin trajtim.

Po ashtu, si pasojë e stuhisë së fuqishme janë dëmtuar shtëpi banimi, biznese, hotele dhe është dëmtuar rrjeti elektrik.

Të fundit