Flash News

KRYESORE

Superiore/ Kukësi merr 3 pikë dhe i shkakton Tiranës humbjen e parë

Kukësi mori tri pikë mjaft të rëndësishme kundër Tiranës në “Elbasan Arena”, që i barazojnë ata në renditje me bardheblutë dhe i shkaktojnë këtyre të fundit, humbjen e parë në 5 javë të luajtura.

Verilindorët triumfuan me rezultatin 2-1 me gola të Abazajt dhe Shkurtajt, ndërsa për miqtë realizoi Kobina në të 83’. Kuksianët e nisën me vrull sfidën dhe krijuan disa raste, por në të 17’ Abzaj realizoi golin e parë pasi fitoi duelin vetëm për vetëm me Bakajn.

Tirana reagoi me anë të Kobinës, por Xhika ishte i vëmendshëm. Shkurtaj për vendasit pati mundësinë e tij, por nuk e fitoi duelin me gardianin e bardhebluve.

Me nisje e pjesës së dytë, Kukësit i mjaftuan 3 mintua të gjente golin e dytë. Shkurtaj realizoi me kokë, pas topit të dhënë nga Gavazaj. Tirana shtoi presionin, por golin e gjeti në të 83’. Ngo kaloi mjaft bukur dy mbrojtës nga e majta dhe e çoi topin te Kobina që me portën bosh e pati të lehtë të shënonte.

Por verilindorët nuk bënë më gabime. Në fund nuk munguan tensionet, ndërsa pati përplasje mes lojtarëve edhe në tunel pas përfundimit të sfidës.

Të fundit