Flash News

OP-ED

Sytë e Beogradit drejt Moskës dhe Pekinit

Sytë e Beogradit drejt Moskës dhe Pekinit

Nikolla Samarxhiç/ gazeta Danas

Kinezët kanë ardhur në Serbi si emigrantë që nga fundi i viteve nëntëdhjetë. Eksporti i mallrave kineze, me çmime damping shkatërroi disa degë të industrisë së lehtë vendase, e cila nuk e përballoi dot konkurencën e pandershme.

Ndoshta është mikluese kur mendon se ndokush ka nevoje të banojë te ne, kur ikën nga ajo luftë dhe nga kjo paqe. Njerëzit, viktima të Partisë Komuniste të Kinës, që nga përndjekjet e deri te eleminimet, nëpërmjet gjyqeve të jashtëzakonshme, me dhjetra miliona të zhdukur në varfëri në vitet 1959-1961, kjo praktikë e vazhdueshme është lëndë e dashur dhe objekt admirimi për post-sheshelianët dhe post-millosheviçistët.

Rënia e komunizmit dhe e shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, bashkimi i Gjermanisë, demokratizimi dhe integrimet euroatlantike të Europës Lindore, janë që të gjitha vërtetime të dështimit intim dhe sistemor të establishmentit tonë. Serbia „e parë“ prodhon kryesisht përfitim ekonomik, dhe refuzon të njejtësohet me politikën e integrimeve europiane dhe ato fqinjësore, duke mos e pranuar pluralizimin e ideve, vlerave dhe qëndrimeve.

Serbia „e dytë“ shpenzon kryesisht përfitim ekonomik, por nuk e pranon tregtinë e hapur, privatizimin dhe lirinë e institucioneve financiare. Për këtë rënia e komunizmit për establishmentin është tragjedia e cila në Europë ka vënë pikën mbi politikën njëpartiake, ekonominë shtetërore dhe të planizuar, në nacionalizimin etnik dhe ekonomik.

Kinezët na duhen si investitorë privatë dhe jo si shtetërorë apo okupatorë. Na nevojitet freskimi në tregun e fuqisë punëtore, por jo të fuqisë punëtore me uniforma policore dhe partiake përgjegjës, pas nazistëve, për vuajtjet njerëzore më masive në histori. Më së paku dy shtete kineze nuk duan të jenë njëpartiakë, njëlloj si Kina komuniste.

Për estabilishmentin serb Taivani dhe Hong Kongu nuk janë shembull për luftën ekonomike dhe politike, përkundrazi, ato janë kujtesë e pakëndshme sesi na barktisën neve Sllovenia dhe Kroacia, më të suksesshme dhe më të lumtura, dhe se modeli politikës, ekonomisë dhe kulturës njëpartiake dhe maniakisht të dirigjuar dhe ideologjizuar, kanë dështuar si etikë dhe si praktikë. Nëse nuk vazhdojmë, së bashku me europianët, të mbrojmë liritë politike, ekonomike dhe kulturore.

Rezistenca ndaj kthimit galopant të komunizmit kuisling sheshelian është në gjendjen e pafuqisë hiberniane. Për këtë mbetet që t’i bëjmë ftesë Bashkimit Europian  jo vetëm për partneritet politik, por edhe për detyrimin reciprok për të mos lejuar efektin domino, madje në qarqe më të gjera europiane, i cili kërcënonte të gjithë precedentët nga procesi i shpërbërjes jugosllave.

Nuk e kam fjalën vetëm për ndërmjetësim për kushtet zgjedhore. Pushteti dhe opozita janë njëlloj kandidatë të dëshiruar të PK të Kinës dhe organizatave të ngjashme me të kaluar të përgjakshme dhe të ardhme të paqartë. Nëse synon të ndihmojë veten, Europa duhet t’i vijë në ndihmë edhe Hong Kongut edhe Serbisë.

Nuk ekzistojnë kufij për lirinë, por mugesa e lirisë është njëlloj ngashnjyese. Korrupsioni, fushata e përnjdekjeve personale dhe e gënjeshtrave sistematike, obstruksioni i Kosovës në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara, politika e urrejtjes ndaj Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, civilizimit europian dhe Amerikës janë mbështetja e Beogradit te Pekini dhe Moska, kjo patologji galopante do të përhapet në të gjitha anët. Ndoshta Europa nuk ka për t'u përmbytur, por do të mbytemi ne, po ashtu nuk do të mbyten as policët kinezë.

*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza

 

Të fundit