Flash News

KRYESORE

Tahiri-Lalës: Inshallah nuk je vënë nën hetim. I përgjigjet gazetarja

Tahiri-Lalës: Inshallah nuk je vënë nën hetim. I

Ish-ministri i Brenshëm Saimir Tahiri, pasi doli nga prokuroria e Krimeve të Rënda, dha një deklaratë për median.

Tahiri pret që prokuroria të nisë hetim për nxjerrje sekreti dhe për dosjen e tij, pak javë pasi prokuroria nisin hetimin për nxjerrje sekreti për dosjen 339 të përgjimeve.

"Prokuroria reagoi javët e fundit për nxjerrje sekerti. Unë pres që të vënë në hetim dhe ata që kanë nxjerr sekretin hetimor për rastin tim. Në këtë vend që jemi ne nuk ka njeri që kalon pa marrë faturën", tha Tahiri.

Më tej ai iu drejtua gazetares Klodiana Lala : "Inshallah nuk je vënë në hetim."

Ndërsa gazetarja iu përgjigj: "Ai rekurs nuk më shqetëson zoti Tahiri."

Kujtojmë që gazetarja Klodiana Lala është autorja e një materiali të përgatitur nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe i publikuar nga Zëri i Amerikës për blerjen e votave gjatë zgjedhje në Dibër, Lezhë, Kavajë dhe Durrës.

Lala në emisionin ‘A Show’, deklaroi se po hetohet nga prokuroria, por se nuk do të tregojë burimet e saj, pasi kjo do të cenonte integritetin e saj si gazetare. Ndërsa Prokuroria për Krimet e Rënda njoftoi se hetimet e saj lidhur me nxjerrjen dhe publikimin e disa përgjimeve, pjesë e akteve të një procedimi penal, nuk përfshijnë gazetaren Klodiana Lala.

Të fundit