Flash News

KRYESORE

Takaj kundër presidentëve: Jemi në nivel të Ishujve Faraoe

Takaj kundër presidentëve: Jemi në nivel të Ishujve Faraoe

Trajneri i Skënderbeut, Ardjan Takaj, foli pas fitores kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0. Numri një i klubit korçar beson se skuadra e tij do të bëjë mirë, por niveli i kampionatit shqiptar është ulur ndjeshëm.

Dënimi – “Dënimi ka dëmtuar shumë jo vetëm Skënderbeun, por të gjithë futbollistët shqiptarë. Atëherë ka shkuar vlera deri në 1 milion e 1 milion e ca për lojtarë të kampionatit, shifra që nuk janë parë deri tani. Tani janë shumë më të ulëta, nuk janë dinjitoze si për investimet, ashtu edhe për lojtarët. Të shesësh lojtarë për 100 mijë euro, 150 mijë euro, është një shumë e vogël, që nuk është buxhet i mirë për klubin. Ka interes për Bregun, Krasniqin, Gripshin e Pëllumbin. Po mundohemi të gjejmë kampionatet, por edhe shifra dinjitoze e jo qesharake. Ne si klub quhemi të dështuar, nëse nuk arrijmë të shesim lojtarë”.

Niveli – “Jemi askush aktualisht, jemi në nivelin e Ishujve Faroe. Këtë vit nuk kaluam asnjë tur. Me këtë nivel, që po shoh, nuk kemi shpresa që të prodhojmë të ardhura. Investohet për të marrë pjesë në Europë, por si do të shkosh në Europë? Atje shkohet me cilësi dhe kualitete, për të marrë pjesë e siguruar të ardhura, për të kaluar ture.

"Grupet e Champions janë shumë të mëdha për ne. Kjo të siguron disa financa dhe sigurohet cilësia e atyre që investojnë për sportin. Nëse ulim pagesat, çfarë lojtarësh cilësorë do të marrim nga tregu europian. Nëse mendojmë se me 1500 euro e 2000 euro marrim cilësi, atëherë ky është një gabim”.

 

Të fundit