Flash News

KRYESORE

Takimi i PS/ Spiropali: Krenare për qeverisjen në këto 6 vjet, socialistët nuk e kanë pushtetin qëllim në vetvete

Takimi i PS/ Spiropali: Krenare për qeverisjen në këto 6 vjet,

Në takimin e PS-së në Tiranë për përcaktimin e delegatëve të Kongresit, me moton ‘Ti zgjedh’, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se ndihet krenare për qeverisjen e së majtës në këto 6 vjet.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali tha se PS zgjodhi rrugën e transformimit të drejtësisë dhe përgjegjshmërisë. Sipas saj, PS nuk e ka pushtetin si qëllim në vetvete, por e sheh atë si një mjet për të ndryshuar jetët e njerëzve dhe qytetet.

“Shihni Tiranën, ndryshimin që i ka ndodhur, njësoj si qytetet evropiane. Ashtu e dhe Kavajën, së shpejti edhe Kamzën. Duhet t’i themi këto me zë të lartë sepse në 30 qershor nuk votuam vetëm për kryebashkiakët , por për të thënë që Shqipëria është shtet dhe askush nuk e merr dot peng, dhe këtë e bënë socialistët.

Prandaj BE dhe SHBA vazhdojnë të na mbështesë. Që prej shtatorit ne nisëm procesin e vitalizimit të PS në çdo qelizë”, tha Spiropali.

Të fundit