Flash News

KRYESORE

Taulant Balla i vjedh argumentin Monika Kryemadhit: Kriza politike në dëm të vendeve të punës

Taulant Balla i vjedh argumentin Monika Kryemadhit: Kriza politike në

Gjatë një takimi me banorë të Gjergjanit në Elbasan, deputeti i PS, Taulant Balla është ndalur tek situata e fundit politike në vend. Ai ka vjedhur argumentin e rivales së tij në këtë qark, deputetes së LSI, Monika Kryemadhi, duke theksuar se kiza politike do të ndikojë negativisht te vendet e punës.

“Nuk e quan fitore të askujt sepse ata që nuk duan zgjedhje, duan që t’i heqin popullit instrumentin më të rëndësishëm që ai ka për të kontrolluar pushtetin, votën. Nuk ka ndodhur, jo në Shqipëri, po në asnjë vend të botës që kur ka një sistem demokratik që një parti politike të pengojë zgjedhjet, që një parti politike t’i thotë popullit mos shko në zgjedhje. Ne duam që populli të shkojë në zgjedhje dhe që populli të vlerësojë me votë këdo që ka punuar. Populli nuk ka nevojë për rrëmuja, populli ka një mijë e një halle të tjera dhe një rrëmujë i duhet popullit dhe sigurisht gjithçka është në dëm të vendeve të punës”.

Në përfundim të fjalës së tij deputeti Balla theksoi se ky skenar ogurzi i PD për të krijuar konflikt pa asnjë arsye nuk i shërben popullit të thjeshtë. “Unë e di që këtu mes nënave dhe motrave ka dhe nga ato që kanë votuar PD dhe shumë mirë kanë bërë, kur PD ishte në sistem mirë ke bërë sepse e tillë është demokracia. Ndaj i bëj thirrje çdo nëne, çdo motre që historikisht kanë votuar PD, kësaj radhe të mos i binden urdhërave të PD, por të marrin pjesë në zgjedhje”.

Të fundit