Flash News

KRYESORE

Të prekur nga tërmeti/ Tri numrat ku qytetarët mund të informohen

Të prekur nga tërmeti/ Tri numrat ku qytetarët mund të

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti që kërkojnë të informohen tri numra të gjelbër. Të gjithë ata që janë të shqetësuar se ku duhet të marrin ndihmat, të strehohen apo të pyesin për çfarëdolloj informacioni në lidhje me banesat e tyre të dëmtuara, mund të telefonojnë në tre numra: 069 41 14 100 ; 069 41 14 101 ; 0694114404.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi se numrat janë funksionale që sot me 6 operatorë në dispozicion, ndërsa nga nesër është planifikuar të vihen në dispozicion edhe tre numra të tjerë. Ndërkohë në hyrjen e bashkisë së Durrësit janë tre pika informacioni të pajisura me infrastrukturën e nevojshme.

Të fundit