Të shëndetshëm dhe të bukur, përfitoni nga Ofertat e muajit Maj!

Fluks pacientësh për ndërhyrje të kirurgjisë plastike në Spitalin Hygeia, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.

Mos shkoni askund tjetër, kurorëzoni bukurinë tuaj pranë Anassa në Spitalin Hygeia!

Vera dhe sezoni i plazhit tashmë janë më afër se kurrë dhe të qenit në formë fizike sa më të mirë është prioriteti i gjithsecilit nga ne. Jo pak here ndodh që edhe pse bëjmë dieta nga më të ndryshmet apo kryejmë aktivitete fizike jo të gjithë arrijnë të kenë format fizike të ëndërruar dhe në të tilla raste zgjidhjen e gjejmë pranë bisturisë së Kirurgëve Plastike. Dhe një ndër vendet ku mund të gjejmë zgjidhje për probleme të tilla është edhe Klinika dermo-estetike dhe e Kirurgjisë Plastike Anassa e cila e ndërtuar si pjesë integrale e Spitalit Hygeia është klinika ku ofrohet e gjithë gama e trajtimeve të kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive si dhe e trajtimeve dermo-estetike, trajtime këto që na ndihmojnë për të korrigjuar apo përmirësuar aspekte te caktuara të fizikut tonë, pra trajtime që na ndihmojnë që të dukemi gjithmonë në formë. Ekselenca është ajo ç’ka Anassa ofron në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive ku mjekë kirurge plastike ofrojnë të gjithë gamën e shërbimeve të kirurgjisë estetike për çdo pjesë të trupit dhe fytyrës, për çdo moshë, si për femra ashtu edhe për meshkuj.

Synimi i mjekëve profesionistë kirurgë plastike në Anassa është aplikimi i trendeve të fundit të teknikave operatore të kirurgjisë plastike kjo me qëllimin e vetëm që pacientëve që kërkojnë të përmirësojnë, korrigjojnë apo te rigjenerojnë pamjen e tyre të jashtme t’ju ofrohen rezultate që ti përshtaten sa më shumë fizionomisë së tyre, pra të jenë sa më pranë pamjes së tyre natyrale dhe rezultati përfundimtar të jetë I tillë që pacientët do të duken më rinore dhe të freskët dhe mbi të gjitha me më shumë vlerësim për veten. Me qëllim për t’ju ardhur sa më pranë kërkesave të shumta që pacientët kanë për kirurgjinë plastike në Anassa, kjo klinikë, gjithë muajin Maj ja ka dedikuar kirurgjisë plastike nën sloganin “Të shëndetshëm dhe të bukur” dhe në kuadër të kësaj fushate do të ofrojë ndërhyrje të kirurgjisë plastike, dhe përkatësisht ato me të kërkuarat dhe që kanë të bëjnë me konturimin e trupit, ti ofrojë me çmime shumë preferenciale dhe përkatësisht:

  1. Rimodelim të Hundës me 1,200 euro
  2. Abdominoplastikë me vlerë 2,500 eur
  3. Rimodelim I vitheve me vlerë 3,000 euro
  4. Rimodelim I gjoksit me vlerë 2,400 euro

Në kuadër të kësaj fushate Spitali Hygeia në bashkëpunim edhe me një institucion bankar ofron lehtësira përsa i përket pagesave për ndërhyrjet e kirurgjisë plastike, duke siguruar financim me interes 0 dhe pagesë me këste vetëm me një kartë krediti.

Mos shkoni askund tjetër, Kurorëzoni bukurinë tuaj pranë Anassa në Spitalin Hygeia!

Rezervo takimin: 04 23 90 000
#SpitaliHygeiaTirane #Shendetpertegjithe