Flash News

KRYESORE

Teksa fliste për alkoolin, moderatoren e Report TV e kap e qeshura në transmetim live

Transmetimet live janë shpesh herë me të papritura dhe moderatorët në përgjithësi janë mësuar se si të ia dalin në këto raste. Ashtu siç ka bërë sot Albani, teksa ka nxjerrë nga situata kolegen e tij Bela Meron.

Ata po flisnin për alkoolin dhe Belën e kapi e qeshura duke kaluar një moment te vështirë drejtpërdrejtë pasi nuk po ndalonte dot.

“Mirë, tashmë jemi në një pjesë tjetër të programit, një pjesë që do t’ju pëlqejë shumë sepse do flasim për pijet alkoolike”, u dëgjua të thoshte Albani.

Ndërkohë, Bela nuk e mbajti më të qeshurën, duke u justifikuar me faktin që ishin duke qeshur ndërkohë që në ekran ishte momenti i publicitetit.

Por Albani e menaxhoi mirë situatën teksa mbylli dhe emisionin duke “shpëtuar” kolegen.

Të fundit