Flash News

KRYESORE

Tenderi 1.5 mln euro për ushqime, PD: SPAK të hetojë Xhaçkën, të mos bëhet vegël e qeverisë

Tenderi 1.5 mln euro për ushqime, PD: SPAK të hetojë

Partia Demokratike publikoi një video-mesazh të kreydemokratit Lulzim Basha lidhur me tenderin 1.5 milion euro të bërë nga Ministria e Mbrojtes për blerjen e ushqimeve. PD i kërkon SPAK të veprojë për këtë tender që “u zhvillua pa garë, transparencë dhe ofertë”.

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

  1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
  2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
  3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
  4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
  5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK”, thuhet në reagimin e PD.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2648191768769350/

Të fundit