Flash News

KRYESORE

Tension mes ndërkombëtarëve dhe partisë së Thaçit, ambasadori amerikan jep dorëheqjen, reagon edhe ambasada gjermane

Tension mes ndërkombëtarëve dhe partisë së

Ambasadori amerikan në Kosovë vendosi të largohej nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pasi shfaqi hapur që Naser Shala të udhëheqë më këtë agjenci.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se Kosova është një shtet që pavarëissht se ka njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar, në këtë vend vendi i punës shihet si nëj dhuratë jo si një konkurim për të mbajtur atë post të caktuar.

ShBA ka bërë edhe një reagim të dytë nga faqja zyratre e ambasadës së saj në Kosovë, ku thotë se shteti amerikn nuk mund të vazhdojë të punojë në një inctitucion ku udhëheqësit i shërbejnë më shumë interesave personale sesa interesave të popullit.

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i AKKVP-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve. Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e qytetarëve”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Këtyre reagimeve Naser Shala u është përgjigjur se postin e liderit të AKKVP-së e ka siguruar përmes votave të deputetëve të Kosovës.

“Në pozitën e drejtorit të sekretarisë ekzekutive të AKKVP-së jam emëruar me votën e deputetëve të Kosovës. Për këtë, jam falënderues të gjithë deputetëve përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës , z. Kadri Veseli”, ka thënë Shala.

Të fundit