Flash News

KRYESORE

‘Tërheqja’ e parë e Ramës: Kam reflektuar, do rikthejmë teatrin e vjetër me projektin origjinal, por jo aty ku ishte

‘Tërheqja’ e parë e Ramës: Kam reflektuar, do

Në kulmin e debateve dhe protestave pas shembjes së teatrit kombëtar, kryeministri Edi Rama dha lajmin sot në Kuvend se teatri i vjetër do të ndërtohet sipas projektit italian, por në një vend tjetër, dhe vetëm për fëmijët dhe shkollat.

“Teatri i ri do ndërtohet aty, kam dhe një lajm tjetër se do jem i pandehur te Sokol Balla sot përballë gazetarëve që policia ushtroi dhunë të përbindshme, por gjysma  lajmit është se meqë godina e arkitektit italian nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka, jo këta, as duan t’ja dinë se ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi, lëndim.

Do marrim projektin origjinal motamo dhe do tua rikthejmë, jo aleancës për politikën e teatrit, jo artistëve politikanë që janë mbledhur atje, por do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do ta kemi mes nesh , jo aty për më shumë do shikoni... dhe atëherë do shikojmë pelegrinazhin që do bëhet për të shkuar te ajo godina, do shkojmë vetëm fëmijët me mësuesit për poezinë, konkurset e për t’ju treguar se c’ka qenë Tirana dhe mbase ndonjë nostalgjik, mendoj se ja vlen dhe do ta bëjmë”, ta kryeministri.

Të fundit