Flash News

KRYESORE

“Tërmet i fuqishëm në 23:30”, njoftimi i rremë dynd në rrugë qytetarët e Tiranës

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Tiranë kanë braktisur shtëpitë e tyre duke dalë në rrugë, pas një njoftimi në rrjetet sociale.

“Një tërmet i fuqishëm do të godasë Shqipërinë në orën 23:30. Parashikimi vjen nga sizmologu grek  Akis Tselentis”, shkruhej në brendësi të njoftimit që u shpërnda edhe në disa portale të njohura.

Shumë prej banorëve janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në panik sidomos pas tërmetit me magnitudë 4.4 në orën 22:08.

Sizmiologu Rrapo Omeni e përgënjeshtroi kategorikisht dukë duke u shprehur se tërmetet në orën në vijim do të jenë më magnitudë të vogël. Më këtë rast, ai u bëri apel qytetarëve të rikthehen në shtepitë e tyre dhe të qëndrojnë të qetë.

"Ky është thjesht një mashtrim nuk mund të parashikohet tërmeti. Janë lajme mashtrimesh. Ndërsa tërmetet 4 deri 5 janë normale, për të vendosur në ekuilibër zona sizmologjike ku u ndje tërmeti kryesor. Këto janë lëkundje të lehta dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm të madh. Do të ketë edhe pas-goditje", deklaroi Omeni.

Të fundit