Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ 15 të vdekur në Turqi, Erdogan: Janë marrë masat e nevojshme, ndodhemi pranë popullit

Tërmeti/ 15 të vdekur në Turqi, Erdogan: Janë marrë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën pas tërmetit të sotëm që ra në lindje të vendit. Një tërmet i fuqishëm 6.8 ballë i shkallës Rihter goditi provincën lindore Elazıg, e u ndje edhe në shumë rajone të tjera të Turqisë.

"Ekipet përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe për të kapërcyer me sa më pak humbje tërmetin në Elazıg i cili u ndje edhe në shumë provinca të tjera. Si presidenti i Turqisë, dëshiroj të jeni në dijeni se po ndjekim nga afër punimet. Ndodhemi pranë popullit tonë me të gjithë organizatat dhe institucionet tona, kryesisht AFAD dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që humbën jetën nga tërmeti, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë", shkroi presidenti turk në Twitter.

Problem për ekipet e shpëtimit janë edhe temperaturat mjaft të ulëta që shkojnë deri në -7 gradë celsius. Numri i viktimave ka shkuar në 15, kurse të plagosurit në mbi 300 persona.

Të fundit