Flash News

KRYESORE

Tërmeti në Turqi, Ministria e Jashtme jep informacionin nëse ka të lënduar shqiptar

Turqia është duke kaluar momente të vështira pas tërmetit të fuqishëm mbrëmë ku të paktën 22 persona kanë humbur jetën, më shumë se 1 mijë të plagosur dhe qindra banesa janë dëmtuar.

Ministria e Jashtme në Shqipëri ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, se deri tani nuk kanë informacione të ketë të lënduar shtetas shqiptar që jeton në Turqi.

Postimi i plotë:

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.

Ambasada shqiptare ne Ankara, se bashku me Konsullatën e Përgjithshme ne Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56

Të fundit