Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Tërmeti në Turqi, ministrja Xhaçka takon ambasadorin turk në Tiranë
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” njofton se ka takuar ambasadorin turk në Tiranë Murat Ahmet Yörük pas situatës me tërmetin që tronditi Turqinë.
Xhaçka shkruan se i ka shprehur ngushëllime ambasadorit për tërmetin, ndërsa shton se viti 2020 do të shënojë të tjera projekte me palën turke.
Gjithashu ajo thekson se e ka falenderuar ambasadorin turk për mbështetjen e popullit turk karshi atij shqiptar për të njëjtën situatë.
“I shpreha edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë që goditi Turqinë, pas tërmetit në lindje të vendit, 3 ditë më parë.
Njëherësh i përcolla ambasadorit, mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare për mbështetjen që populli turk dha pas tërmetit të 26 Nëntorit, që prej orëve të para e deri në vijim të procesit të rindërtimit.
2020 do të shënojë të tjera projekte më palën turke, ku emergjencat civile mbeten kryefjala. 🇦🇱🇹🇷”, shkruan Xhaçka.