Flash News

KRYESORE

Tërmeti plasariti edhe Kryeministrinë, Rama jep detajet në mbledhjen me ministrat dhe Emergjencat Civile

Tërmeti i fuqishëm që ‘shkundi’ dje të gjithë vendin, kryesisht Durrësin dhe Tiranën ka shkaktuar dëme materiale edhe në godinën e kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama e konfirmoi këtë fakt gjatë mbledhjes së sotme me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit, ku kërkoi të merren masa konkrete për personat e prekur nga goditjet sizmike.

“Është plasaritur kryeministria, por nuk ka probleme strukturore. Nga plasaritjet nuk duhet të shqetësohemi se gjëja e parë që ndodh nga një hemorragji është se shfaqen shenja në lëkurë.

Ajo që duhet parë është fuga sizmike te çarja e pallateve.

Të kryeministria midis korpusit qendror dhe ish min financave ka një postim, është fuga sizmike që ka funksionuar se ka krijuar menjëherë amortizimin, nuk është një çarje shqetësues për të ardhmen e godinës, por kjo nuk do të thotë se janë të gjitha kështu, aty ku duhet ndërhyrje është kur ka çarje struktura.  Por sot nuk jemi në kushtet e rrezikut eminent, jo se jam ekspert por jam i informuar. Fokusi duhet të jetë në Durrës dhe te cdo familje e prekur “, tha Rama.

Të fundit