Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Rama i trishtuar: Jemi pranë popullit turk

Kryeministri Edi Rama ndihet i trishtuar nga tërmeti që goditi Turqinë lindore.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama në Twitter.

Tërmeti me magnitudë 6.8 Rihter ka shkaktuar 15 të vdekur e mbi 300 të plagosur.

Të fundit