Flash News

KRYESORE

Thaçi në Romë, të enjten takim me Papa Françeskun në Vatikan

Thaçi në Romë, të enjten takim me Papa Françeskun

Vizitën e tij të radhës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka në Itali. Mësohet se ai ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Romë.

Historike është takimi i nesërm i tij. Vetë presidenti Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se: “Nesër do të pritem në audiencë private nga Papa Françesku në Vatikan. Ky takim është nder i veçantë për mua dhe Kosovën”, ka shkruar Thaçi.  Për fazën në të cilën ndodhet Kosova ky takim është vërtet historik dhe pritet të ketë ndikim në arenën ndërkombëtare.

Të fundit