Flash News

KRYESORE

"The Plaza Tirana" bashkëpunim me grupin e njohur gjerman në industrinë e hotelerisë, cili është synimi i kontratës

"The Plaza Tirana" bashkëpunim me grupin e njohur gjerman në

“The Plaza Tirana” pritet të bashkohet me grupin gjerman në industrinë e hotelerisë, “Maritim Hotels”.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon brandimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit, shkruan Monitor.

Burimet nga The Plaza pohuan se kontrata me grupin gjerman në fazën e parë parashikon një bashkëpunim sa i përket brandimit, marketingut dhe trajnimit të stafit.

Maritim Hotels themeluar në vitin 1969, aktualisht mban në portofolin e tij më shumë se 40 hotele në shtete të tilla se Gjermania, Spanja, Hollanda, Turqia, Kina, Bullgaria, Malta, Mauritani, etj.

Ky bashkëpunim ka si qëllim progresin e mëtejshëm të hotelit në të gjitha fushat e shërbimit.

 

Të fundit