Flash News

KRYESORE

Ther me thikë gruan dhe më pas hidhet nga pallati

Ther me thikë gruan dhe më pas hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Librazhd. Një 50 vjeçar sulmoi me thikë bashkëshorten e tij, duke e qëlluar atë disa herë.

Më pas, ai u hodh nga kati i shtatë i banesës ku rrinte, duke gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë tronditi banorët e qytetit. Viktima është Daut Gjokola.

Policia shkoi në vendngjarje. Gruas së plagosur iu dha ndihma e parë. Ajo u dërgua në spital, ku po mjekohet. Gjendja e saj është e rëndë si pasojë e plagëve të marra. Çifti ka dy fëmijë, një djalë 26 vjeç dhe një vajzë 23 vjeçe.

Të fundit