Flash News

KRYESORE

Thirrja e aktivistit pas dorëheqjeve të Kurz dhe May: Boll! Koha të ndërtojmë sistemin ku vendos shoqëria, jo individi

Thirrja e aktivistit pas dorëheqjeve të Kurz dhe May: Boll! Koha

Sot njoftoi dorëheqjen kryeministrja britanike, Theresa May pas dështimit të negociatave për Brexit. Pak ditë më parë, të njëjtën mënyrë largimi zgjidhi edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, pas publikimit të një videoje që faktonte një korrupsion i qeverisë, gjeste që do të shërbenin si leksione të vlefshme edhe situatën ku ndodhet prej kohësh Shqipëria.

Aktivisti i njohur Endri Shabani ka marrë si shembull dy rastet e lartpërmendura, duke i krahasuar me realitetin shqiptar, i cili ndalet te sistemi politik që ndjek Shqipëria dhe vendet e zhvilluara.

Sipas aktivistit, ka ardhur koha që edhe vendi ynë të krijojë një sistem politik ku levën e vendimmarrjeve ta ketë në dorë shoqëria dhe jo te jetë e përqendruar vetëm te individi.

“Javes qe shkoi kryeministri austriak dha doreheqjen, sepse u be publik korrupsioni i qeverise. Kete jave kryeministrja britanike njoftoi doreheqjen e saj, sepse nuk ishte e afte te menaxhonte marredhenien me BE-ne.

Eshte e kote te te kujtoj se cfare kane bere kryeministrat tane ne raste te ngjashme. Por mjafton te kujtojme se kryeministrat e Austrise apo Britanise nuk jane as me te ndershem dhe as me te afte se keta tanet. Diferenca e vetme eshte kryeministrat e vendeve te zhvilluara nuk jane aq te fuqishem sa te bejne cfare t’iu doje kokrra e qejfit.

Po perse nuk jane kaq te fuqishem do thuash? Ngaqe nuk kane muskuj apo para? Nuk besoj.

Une mendoj se ata nuk jane aq te fuqishem, sepse ne keto shoqeri individi nuk shihet si zot, por si nje qenie e gabueshme dhe me vese.

Per pasoje keto shoqeri kane ndertuar nje sistem politik qe vendimmarrjen nuk ia le ne dore individit qe eshte ne pushtet, por shoqerise. Per kete arsye ata e kane decentralizuar pushtetin dhe kane ndertuar institucione te fuqishme, duke i lene politikanet te dobet politikisht.

Prandaj keto shoqeri kane ndertuar nje sistem ku populli jo vetem i zgjedh perfaqesuesit e vet, por edhe mund t’i shkarkoje ata ne mes te mandatit, po te shoh se ata bejne numra.

Jo vetem kaq, por populli mund tua marre pushtetin perfaqesuesve te vet kur te doje, dhe permes mekanizmave, si referendumet, nismat, peticionet dhe asamblete qeveris ne menyre direkte.

Kjo ka bere qe ne keto shoqeri ardhja apo ikja e nje kryeministri ne pushtet te mos shihet as si viti 0 dhe as si epokalips. Shoqeria eshte e perhershme, politikanet shkojne e vijne.

Kjo ka bere qe asnje politikan te mos jete aq i fuqishem sa te prodhoje krize politike dhe ekonomike sa here t’i rrezikohet karrikja e vet.

Kjo ka bere qe asnje politikan te mos guxoje t’i shkoje ne mendje te dale kunder vullnetit te popullit.

Kjo ka bere qe keto shoqeri te zhvillohen ekonomikisht dhe t’i japin mundesi individit te zhvillohet ne te gjitha drejtimet.

Kjo ka bere qe qindra mijera prej nesh te deshirojne te jetojne aty, apo te pakten te kene nje pasaporte te tyre.

Por keto vende nuk kane as me shume pasuri natyrore sa ne, as njerez me te mire apo te zgjuar se ne, madje nuk kane as Diell me shume se sa ne : )

Ato kane vetem nje sistem politik me te mire. Prandaj ka ardhur koha qe mos i shohim me zili anglezet apo austriaket, por te ndertojme nje sistem politik qe e ben Shqiperine nje vend ku jetohet mire.

Boll u endem neper bote per 30 vite, per te gjetur ate qe shume mire mund ta ndertojme ketu, ne shtepine tone”, shkruan Shabani.

Të fundit