Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Ëndrra amerikane i kthehet në makth, policia e arreston sapo doli nga ambasada amerikane

Një 41 vjeçar kishte nisur të ëndërronte për Amerikën, pasi kishte fituar llogarinë amerikane. Që të mund të merrte vizën, si fillim do të duhet të dorëzonte dokumentet në ambasadën amerikane, si edhe të kryente intervistën. Mirëpo, planet nuk i shkuan ashtu siç ai donte, sepse me të dalë nga ambasada iu vunë prangat.

Kjo sepse kishte mashtruar dhe abuzuar me ligjin. Agron Selmanit, 41 vjeç, iu vunë prangat sepse Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me viza. Ky konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që është degë policore e Departamentit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, njoftoi policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, e kjo solli reagimin e menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë.

Agron Selmani, mes dokumenteve që dorëzoi në ambasadë përpara se të intervistohej, ishte edhe një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomuar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Nga verifikimet që ambasada kryen për këdo përmes DSS, u zbulua se në fakt ai nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false. 41 vjeçari akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me vizat.

Të fundit