Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Ra nga lartësia, ndërron jetë roja i pallatit

Tiranë/ Ra nga lartësia, ndërron jetë roja i pallatit

Roja i një pallati në ndërtim është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Bëhet me dije se viktima, me iniciale N.B., rreth të 50-tave, ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:24, ndërsa trupi i 50-vjeçarit është gjetur në sheshpushimin e katit të dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit