Flash News

KRYESORE

“Topi në fushën e Bashës” dhe tundi ‘marrëveshjen’ pas 9 orësh negociata, si duhet lexuar mesazhi i Yuri Kim?

“Topi në fushën e Bashës” dhe tundi

“Ka ardhur koha për PD, mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët e të thonë ‘Po’ për popullin shqiptar e Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij e ardhmja është në dorën e tij”.

Me këtë mesazh të drejtëpërdrejt e mbylli fjalën e saj ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pas 9 orësh negociatash me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ndërsa në tryezë kanë vijuar të jenë edhe sot ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ai britanik, Duncan Norman.

Teksa tundi në dorë vazhdimisht një letër gjatë fjalës së saj pas takimit maratonë, kryediplomatja amerikane përcolli mesazhin se ka tashmë një marrëveshje, që ajo e cilësoi të mirë, por megjithatë pritet “firma” nga opozita jashtëparlamentare.

Kim e përmendi me emër kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e konsideroi edhe si ‘mikun e saj’, duke i lënë tashmë në oborrin e selisë së PD, topin për përmbylljen e një marrëveshje me konsensus.

Ndërkohë, sa i takon mazhorancës, ambasadorja amerikane e përgëzoi duke i dhënë meritat si partia që dha më shumë në 'marrëveshje'.

“Çdo palë dha por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet.

Ne i bëmë të qartë se si partinë pushtet ata kanë privilegjet e tyre dhe duhet të jepnim më shumë. Dhe në fakt ata e bënë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje”, deklaroi Kim.

Pak minuta pas deklaratës së Kim, Basha reagoi për mediat, duke sqaruar se marrëveshja është ende një hap larg, pasi ekziston edhe një pikë e padakordësuar.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Të fundit