Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Bulqizë, nëna dhe dy fëmijët nuk u asfiksuan nga gazi

Tragjedia në Bulqizë, nëna dhe dy fëmijët nuk u

Teksa vijojnë hetimet për të dalë te shkaqet e tragjedisë së sotme në Bulqizë, ku humbi jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj, ekspertët thonë se mund të mos ketë qenë rrjedhja e  bombolës së gazit që shkaktoi vdekjen e trefishtë.

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka inspektuar shtëpinë e tragjedisë, me një grup ekspertësh, dhe ka konstatuar se bombola e gatimit me gaz, e gjendur në ballkonin e shtëpisë, ishte me siguresë të mbyllur, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi.

Kjo sipas tyre tyre heq dyshimet se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi. “Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi.

Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, thotë  ISHTI përmes një njoftimi për mediat.

Të fundit